Maturantët e Tiranës dorëzojnë telefonat përpara provimit, por nuk i gjejnë më!

Kliko per me shume info

provim-300x200Maturanët e shkollës “7 Marsi” në kryeqytet kanë denoncuar pranë “City Radio” një rast të paprecedentë që ndodhi dje, pas përfundimit të provimit të maturës në lëndën e anglishtes.

Para fillimit të provimit, nxënësve u janë marrë nga kontrolli i sigurisë telefonat celularë që dispononin, për të shmangur në këtë mënyrë kopjet.

Kliko per me shume info

Por pas përfundimit të provimit atyre nuk u janë kthyer më mbrapsht. Asnjë prej stafit pedagogjik madje as personi i ngarkuar për mbajtjen e tyre, nuk mban përgjegjësi.

E teksa nxënesit i drejtohen punonjësit të Policisë së Shtetit prezent në ambientet e shkollës, për të denoncuar këtë fakt, polici jo vetëm që deklaron se “nuk mban përgjegjësi”, por u hakërrehet nxënësve duke ju thënë: “Mos më ngrini zërin”!

Gjithsej rezultojnë të kenë humbur mbi 8 telefona të nxënsve, me vlerë mjaft të konsiderueshme monetare.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here