Masakra në Thumanë, 245 vite burg për katër anëtarët e familjes Çeku

Aktualitet

[caption id="attachment_452854" align="alignleft" width="473"]Viktimat e vrasjes Viktimat e vrasjes[/caption]Gjykata jep dy burgime të përjetshme dhe 56 vite burg në total për vrasjen e tre personave dhe plagosjen e një tjetri ne Thumane te Krujes.

Ngjarja ka ndodhur më 5 qershor të vitit të shkuar ku pas një konflikti me armë zjarri mbetën të vdekur shtetasit Franc Çeku, Arben Çeku, Eno Rama, si edhe është plagosur Luçie Çeku.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Për këtë krim, Gjykata ka dënuar me burg të përjetshëm 26 vjeçarin Pëllumb Kora si dhe vëllain e tij, 31 vjeçar Besnik Gurali Kora. Ndërkohë, vëllai tjetër, Danjeli është dënuar me 24 vite burg, teksa babai është dënuar me 21 vite burg.

Katër persona të tjerë janë dënuar me 11 vite gjithsej për përkrahje të krimit. Procesi ndaj tyre është zhvilluar me gjykim të shkurtuar.

Sipas Prokurorisë më 5 qershor të vitit 2015, rreth orës 22:00, nisi një debat midis shtetasve Arben Ceku dhe shtetasit Pellumb Kora, në një lokal në fshatin Thumanë.

Më vonë, debati përfundoi në përdorimin e armëve ku Pëllumb Kora bashkë me vëllezëti e tij, Danjel dhe Besnik Kora vranë me automatikë dhe pistoletë shtetasit Fran Ceku, Arben Ceku, nipin e tyre Eno Rama si dhe plagosën shtetasen Luçie Ceku.

ME TE LEXUARAT