Masakra e të çmendurit që tronditi SHBA-në, FBI e ndaloi kosovaro-amerikanin më 2002

Kliko per me shume info

o_1465888116-8066226A mund të parandalohej masakra e Orlandos? Një rast i ngjashëm me një të sëmurë mendor ndodhi në janar të vitit 2012, kur një kosovar me nënshtetësi amerikane, u arrestua nga FBI pasi ishte “trajnuar” prej saj për të kryer aktet terroriste që kishte në mendje.

“Sami Osmankaç ishte kapur nga FBI-ja, para se atij t’i arrinte ndihma mjekësore për sëmundje mendore. “Ky është pretendimi i familjes kosovaro-amerikane Osmakaç dhe një instituti të gazetarisë lidhur me historinë e djaloshit kosovar që po vuan dënimin me burg për terrorizëm në SHBA.

Kliko per me shume info

Në një hetim të” Intercept & Investigative Fund” në “The Nation Institute” thuhet se Osmakaç ka qenë objekt i një mashtrimi të orkestruar të FBI-së që përfshinte një informator të paguar dhe agjentë e staf të FBI-së që kishte zgjatur 3 muaj.

FBI i ka blerë të gjitha armët e Samiut. FBI gjithashtu i ka dhënë Osmakaçit makinën bombe që gjoja duhej ta shpërthente dhe madje i ka dhënë para për taksi për ta dërguar në vendet ku dëshironte.

Osmakaç ishte një i ri thellësisht i shpërqendruar shpirtërisht, sipas një sërë psikologësh dhe psikiatrish që e ekzaminuan para gjyqit. Ai u shndërrua në “terrorist” vetëm pasi që FBI ia ofroi të gjitha mjetet dhe mundësitë për ta bërë një të tillë.

Në gjykimin që nisi në maj 2014, avokati i kosovaro-amerikanit, George Tragos,ka thënë se ai ishte një i ri që vuante nga sëmundje mendore dhe ishte zaptuar nga agjentët e qeverisë, raportoi KTV.

Një psikologe që u angazhua nga mbrojtja, Valerie McClain, dëshmoi në gjykatë se sëmundja e Osmakacit e bëri atë shumë vulnerabël për t’u manipuluar nga qeveria. Sipas 6 mjekëve që e ekzaminuan, ai vuan nga çrregullimet psikike dhe kishte sjellje skizofrenike.

Prokuroria përdori videot ku kosovari u tregonte agjentëve të FBI se si dëshironte të vdiste si martir.

Qeveria nuk mund ta sigurojë në gjyq dëshminë e informatorit Raouf Dabus, pasi u tha se ai kishte udhëtuar në Gaza dhe Tel Aviv, për t’u kuruar nga kanceri. Ai ka thënë nga atje se roli i tij me FBI-në lidhej vetëm me rastin e Osmakaçit. Ai ka hedhur poshtë pretendimin e FBI se ishte përdorur edhe më parë për të dhënë informacione të dobishme për ta.

Vetë Osmakaç që ka folur nga burgu me telefon ka thënë se gjithçka që donte ai ishte të shpëtonte nga djalli që besonte se e kishte kapur nga brenda: “Unë u manipulova nga FBI. Unë doja të shkoja diku tjetër, të studioja fenë dhe të martohesha, të kisha fëmijë dhe të mos kisha të bëja asgjë me botën perëndimore. Doja të studioja arabisht dhe ta studioja fenë në thellësi, duke shpresuar që Allahu të më shëronte një ditë nga djalli të cilit i besoja nga brenda. Por, mjekët më thanë se nuk është djalli – është sëmundje mendore”, ka thënë Osmakaç.

Familja e tij mblidhte para për apelin: “Nëse vëllai im me të vërtetë do të ishte pjesë e një komploti për të vrarë njerëz, unë do të isha i pari që do ta dënoja këtë. Por, vëllai im ishte i sëmurë mendor. Ne po provonim t’i ofronim ndihmë. Por, FBI arriti tek ai para nesh”, ka thënë i vëllai Avniu.

Sami Osmakaç është dënuar me 40 vjet burgim për planifikim të sulmeve terroriste në territorin e SHBA-së.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here