Manjani: Të zbardhet e vërteta për përgjimet, gjyqtarët të denoncojnë presionet

Kliko per me shume info

manjaniiMinistri i Drejtësisë Ylli Manjani, i bën thirrje gjyqtarëve të denoncojnë nëse kane presione politike. Ai sqaroi se nuk kishte dijeni përsa i takon këtyre presioneve lidhur me vendimin për kryepolicin e shtetit, Haki Çako.

Kjo ishte përgjigjja e ministrit Manjani lidhur me pyetjen e gazetarëve për akuzat e presioneve ndaj gjyqtarëve lidhur me kthimin në detyrë të drejtorit të policisë së shtetit Haki Çako.

Kliko per me shume info

“S’kam dijeni për presione politike, por si ministër i Drejtësisë nxis të denoncojë nëse ka presione politike. Askush nuk mund të fshihet pas alibive reciproke. Vendimi i gjykatës është vendim dhe nuk kometohet. Nëse arsyet që e kanë çuar në vendim janë ekstra atëherë duhen parë.

Ne lidhje me përgjimet, ministri Manjani theksoi: “Në dijeninë time hetimet vazhdojnë dhe vazhdojnë me shumë intensitet. Unë vetë kam çuar letërporosi për prokurorinë italianë për të thelluar hetimet”.

Gjyqtarët janë të pavarur në vendimet e tyre, drejtësia prokuroria dhe gjykatat i kanë borxh të sqarojnë të vërtetën

Çdo kush jashtë gjykatës që përpiqet të sqarojë gjërat që shqetësojnë opinionin publik nuk bën mirë.. nëse një ka faj ose jo dikush duhet ta japë drejtësia”

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here