Prokuroria përzë Çakon në shtëpi! Manjani: Nuk komentohen çështjet e ligjit

Kliko per me shume info

manjani16Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka deklaruar se “çështjet e ligjit nuk komentohen”, i pyetur për pezullimin nga detyra të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Haki Çako, dhe të nisjes së hetimit ndaj Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri lidhur me pajisjen e përgjimit IMSI Catcher që Policia e Shtetit ka në dispozicion në rrethana të dyshimta.

Prokuroria e kërkoi dhe gjykata vendosi masën ndaluese “pezullim nga detyra” për Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Haki Çako si dhe “arrest në shtëpi” me mbikqyrje elektronike për shtetasit Artion Duka, me funksion Drejtor i Forcave Operacionale (F.O) dhe Entiol Xhelilaj, specialist pranë F.O, të dy të dyshuar për veprat penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Veprimeve që pengojnë zbulimin e të vërtetës”.

Kliko per me shume info

Prokuroria e Tiranës, në kuadër të veprimeve hetimore të deritanishme, dyshon se këta persona, me veprime ose mosveprime, kanë lejuar aktivitet të kundërligjshëm përgjimi.

Prokuroria e Tiranës po vijon hetimet për të provuar nëse, pas veprimeve të dyshuara si të kundërligjshme, ka edhe zyrtarë të tjerë të lartë shtetërorë.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here