Makina del nga rruga në aksin Korçë-Pogradec, disa të plagosur

Kliko per me shume info

aksidenti-rresheniNjë aksident automobilistik me disa të plagosur ka ndodhur në aksin rrugor Korçë-Pogradec. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur ditën e sotme, në afërsi të fshatit Sovjan, Korçë.
Një automjet tip “Peugot” me targa TR76 67K  i drejtuar nga Y. A me banim në Tiranë, ka dalë nga rruga dhe për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i mjetit, si dhe shtetasit A.A, DH.T dhe F.T, të cilët ishin pasagjerë.

Sipas informacioneve paraprake, të plagosurit po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore në Spitalin Rajonal të Korçës, ku fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here