Princi saudit dhuron 100 makina Bentley për pilotët që bombarduan Jemenin

Soft

princi-sauditPrinci Talal duket se do ta plotësojë premtimin për të shpërblyer pilotët ushtarakë sauditë Princi Talal me siguri do ta plotësojë premtimin për të shpërblyer pilotët ushtarakë sauditë.

Princi saudit Alwaleed bin Talal bin Abdulaziz al-Saud, nipi i mbretit të parë të Arabisë Saudite, dhe të cilin shpesh e quajnë “Warren Buffetti arab”, për shkak të pasurisë së madhe që disponon, ka premtuar tu dhurojë nga një automjet luksoz Bentley secili pilot të shtetit të tij që ka marrë pjesë në fushatën e sulmeve ajrore në Jemen.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Princi Talal, i cili pos tjerash është edhe posedues ai aksioneve në vlerë prej 300 milionë dollarësh në kompaninë Twitter e ka publikuar këtë premtim pikërisht në këtë rrjet social, por më vonë e ka fshirë shkaku i reagimeve të shumta, transmeton lajmi.net.

Sipas International Business Times, princi Talal ka shkruar: “Në shenjë mirënjohjeje 100 pilotëve sauditë, kam nderin që secilit prej tyre mund t’iu falë çelësat e 100 automjeteve Bentley”.

Princi Talal është një prej njerëzve më të pasur në botë. Pasuria e tij vlerësohet të jetë rreth 23 miliardë dollarë, kurse posedon aksione edhe në Apple, Citigroup, News Corp dhe hotelin londinez Savoy.

Kjo nuk është hera e parë që ai shpërblen me Bentley, pasi tashmë ka dhuruar 25 automjete të tilla luksoze për futbollistët e kombëtares saudite.

ME TE LEXUARAT