Madhështore, ja cfarë do ndodhë në Paris në hapje të “Euro 2016”

Kliko per me shume info

euro20166Kampionati Evropian do të startojë sot në orën 21:00 me ndeshjen e parë, që do të jetë mes Francës organizatore dhe Rumanisë në stadiumin “St-Denis”.

Ceremonia e hapjes së kampionatit do të nisë që në orën 20:00, me himnin e kampionatit Evropian, që do të këndohet nga David Gueta.

Kliko per me shume info

Gjithashtu në fushë do të jenë edhe rreth 150 valltarë, ndërsa forcat ajrore të Francës do të dhurojnë spektakël në qiellin mbi stadium. Natyrisht që nuk do të mungojë edhe kulla “Eifel”, simboli i Parisit dhe Francës e cila do të ngrihet në mënyrë simbolike brenda impiantit.

Pas ceremonisë e cila parashikohet të zgjasë 45 minuta, fusha do t’i takojë lojtarëve të dy skuadrave. Por, ajo që ekziston më shumë në Francë sot është frika nga aktet terroriste.

Autoritet vendase kanë marrë të gjitha masat dhe pritet të jenë në gatishmëri të plotë gjatë gjithë kohës, për të shmangur çdo incident.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here