Lushnje-Rrogozhinë, kamioni përplas kalimtarin; rëndë 30-vjeçari

Kliko per me shume info

kamioniNjë aksident i rëndë rrugor është verifikuar pasditen e kësaj të marte në aksin Lushnje-Rrogozhinë, ku një automjet ka përplasur një kalimtar.

Lajmin e bëjnë të ditur burime policore lokale, sipas të cilave ka qenë një kamion tip “Benz”, me targë “AA 476 PH” që ka goditur në ecje e sipër kalimtarin.

Kliko per me shume info

Ky i fundit, saktësojnë burimet, po përpiqej të kalonte trafikndarësen në momentin që është goditur nga mjeti i tonazhit të rëndë, i drejtuar nga shtetasi me inicialet B.Sh.

Njësitë e policisë të mbërritura në vendngjarje kanë koordinuar punën për të shmangur bllokimin e qarkullimit, shtojnë më tej burimet.

Ndërkohë, shtetasi i dëmtuar, 30-vjeçari me inicialet R.I, ndodhet në gjëndje të rëndë për jetën dhe po dërgohet në Spitalin e Traumës në Tiranë për trajtim më të specializuar.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here