LSI, Vasili: Nuk votojmë reformën pa garanci nga BE, gati referendumi!

Kliko per me shume info

vasiliiKryetari i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili në një konferencë ka kërkuar garanci ne lidhje me reformen ne drejtesi. Në emër të LSI-së duke e quajtur “krizë absurde” debatin për rekomandimin 88 të Venecias, “që nuk mund të vazhdojë të mbajë peng reformën në drejtësi” Vasili ishte i qartë në kërkesat e tij që ishin dy : E para për PD e cila duhet ti drejtohet Brukselit lidhur me rekomandimin 88.

E dyta nga Brukseli duhet të japë garanci se do të hapë negociatat për anëtarësim edhe nëse reforma votohet në mënyrë të njënashme, në të kundërt “nuk mund të merrnim përgjegjësi të tilla në rast se garanci të tilla nuk do të jepeshin pasi do të krijonim një pasiguri dhe problematikë pa rrugëzgjidhje”.

Kliko per me shume info

“Duhet dhënë fund përsëritjeve të vazhdueshme të njëjtave konferenca shtypi që ruajnë në distancë dallimet e pakapërcueshme.
Meqënëse siç është thënë dhe vazhdon të thuhet nga BE në mënyrë të veçantë në Tiranë se Brukseli ka vendosur vija të kuqe mbi vijat e kuqe të Venencias vlerësoj se duhet dhënë fund përsëritjes së vazhdueshme të të njëjtave konferenca shtypi që ruajnë në distancë dallimet e mëdha të pakapërcueshme”, theksoi Vasili.

Përfundimisht, opozita, pra PD, mendoj se duhet ti kërkojë në mënyrë të qartë Brukselit të shprehen lidhur me pretendimet e saj dhe të kërkojë e të gjejë një zgjidhje të pranueshme me opozitën për këtë cështje të vetme që pengon konsensusin. Dhe nëse BE dhe opozita nuk dakortësohen për këtë çështje, dhe për një zgjidhje të pranueshme për të gjithë spektrin politik, pra ata forca politike që do të marrin përgjegjësinë e madhe për ta votuar reformën pa opozitën dhe për të gjetur dhe vota të ndershme individuale për të plotësuar ata vota që kërkohen në parlament për të miratuar këtë reformë, përpara se ta bëjnë këtë është e domosdoshme, është detyrim madhor, që BE në nivele më të larta institucionale në Bruksel do të duhet të na garantojë se megjithëse ne duhet të ndërmarrim këtë hap të njëanshëm. Pra do ti hapin negociatat për anëtarësim në BE edhe nëse dialogu politik do të ndërpritet pasi ky veprim i njëanshëm sigurisht e çon në ndërprerjen e dialogut politik.

Këto garanci janë të domosdoshme pasi bëhet fjalë për hedhjen e një hapi shumë të rëndësishëm ndaj të cilit ne duhet ti japim garancitë e plota shqiptarëve që po e ndërmarrim këtë pasi kemi garancinë se ky hap do të çojë në një hap shumë më të rëndësishëm siç është ai për hapjen e negociatave në mënyrë të sigurtë. Në të kundërt nuk mund të merrnim përgjegjësi të tilla në rast se garanci të tilla nuk do të jepeshin pasi do të krijonim një pasiguri dhe problematikë pa rrugëzgjidhje
LSI foli edhe per nje referendum te mundshem ne lidhje me kete ceshtje. “Sigurisht lidhur me qëndrimin e opozitës, lidhur me rekomandimin 88, opozita dhe pas zgjidhjes së këtij pretendimi të saj lidhur me intepretimin, do të vazhdonte të jetë refraktare, ne si LSI jemi dhe për mbajtjen e një referendumi për miratimin e Kushtetutës pasi në këtë mënyrë, duke iu drejtuar shqiptarëve, pasi opozita në mënyrë të njëanshme nuk e jep dakordësinë e saj duke e parë këtë si një instrument kushtetues lidhur me miratimin e reformës.”

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here