LSI përjashton deputetin që “votoi” kundër reformës në drejtësi

Kliko per me shume info

spahiu16Grupi parlamentar i Lëvizjes Socialiste për Integrim ka përjashtuar këtë të hënë nga radhët e tij deputetin Përparim Spahiu.

Përjashtimi i Spahiut ka ardhur për shkak të qëndrimit të tij tij lidhur me reformën në drejtësi. Sipas LSI, deputeti Spahiu ka mbajtur qendrime te gabuara dhe personale qe nuk perputhen me politiken e LSI.

Kliko per me shume info

Duke komentuar vendimin pas mbledhjes së grupit, nënkryetari i LSI Petrit Vasili ka deklaruar se, kjo parti do të vazhdojë të punojë për reformën me transparencë, sipas standardeve të Venecias, larg emocioneve apo qëndrimeve dritëshkurtra partiake.

Ai ka theksuar se qëndrimet e deputetit Spahiu ishin “qëndrime personale të padominuara, ndërkohë që për çështjen në fjalë ka patur një vendimmarrje të qartë sa i përket reformës në drejtësi”, ka thënë Vasili.

Sa u takon ndryshimeve kushtetuese të propozuara nga disa deputetë, në mënyrë që presidenti të zgjidhet nga populli, Vasili ka theksuar se kjo është një çështje që kërkon reflektim, pasi në këtë mënyrë kreut të shtetit i jepen shumë kompetenca.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here