Lorik Cana: Ja pse e preka topin qëllimisht me dorë!

Kliko per me shume info

cana-kuqËshtë vënë në qendër të vëmendjes për atë karton të kuq në euro debutim, dhe padyshim është tejet interesante të njihesh me shpjegimin që vetë Lorik Cana i bën episodeve që i kushtuan marshimin jashtë fushe në minutën e 36 të Shqipëri-Zvicër për francezen “L’Equipe”. Së pari, gazetarët francez e kanë pyetur nëse ai e meritonte përjashtimin. Përgjigja e Canës duke iu referuar të përditshmes kryesore sportive në Francë është kjo.

“Në momentin që arbitri vërshëllen për prekjen e topit me dorë, kartoni i verdhe është normal. Mendoj se nuk duhet të kisha marrë kartonin e parë të verdhë, duke qenë se ishte faulli im i parë në ndeshje. Është mëkat pasi skuadra kishte këmbët, lojën dhe mentalitetin për të marrë një rezultat të mirë. Na u deshën 15 minuta për t’u futur në ndeshje, ishim të tensionuar, morëm atë gol që nuk duhet ta kishim pësuar, por nuk ja arritëm”.

Kliko per me shume info

Më pas një shpjegim akoma më i detajuar i Lorik Canës për episodin që i kushtoi kartonin e dytë të verdhë.

“Jam në duel me Seferovic, ai më shtyn pak, unë rrëshkas dhe bie. E shikoj që jam jashtë zonës, përpiqem të largoj topin me kokë, e shoh që nuk e arrij, nuk mund ta lë vetëm për të bërë gol kështu që rrezikoj. Përpiqem të përdor shpatullën, kokën, por e prek topin me dorë. Në momentin kur arbitri vërshelleu shpresova që ta kishte dhënë në favorin tonë pasi pati një shtytje ndaj meje, por nuk isha i sigurt se për kë do ta jepte faullin. Nëse do të kishim qenë në zonë, nuk do ta kisha prekur topin me dorë”.

Një rrëfim që vlen për të kuptuar se Cana ka rrezikuar në aspektin individal duke u vetësakrifikuar për skuadrën. Gazetarët francezë i kujtojnë se ka humbur ndeshjen e radhës, padyshim e vecantë për Canën, një ndeshje me Francen që luhet në Marsejë aty ku Loriku ka qenë një idhull për tifozët, por tejet interesante është dhe përgjigja e kapitenit të Kombëtares.

“Tani mendoj shumë për këtë, nëse do të kisha qenë në zonë, nuk do të kisha rrezikuar për një penallti kundër nesh. Për ndeshjen me Francën dhe Marsejën mendova më pas. Është pjesë e futbollit dhe detyra ime është të ndihmoj sa më shumë skuadrën gjatë përgatitjeve. Do të preferoja të isha me shokët e skuadrës në fushë por do të jem duke e ndjekur në stadium”.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here