Lokali ku bashkë me kafen mund të porosisësh edhe….seksin!

Kliko per me shume info

lokali-seksiNë kuptimin e tyre tradicional, të paktën për ne shqiptarët, kafenetë apo baret janë vende publike ku konsumohet një pije kryesisht me shoqërinë.

Por në Zvicër, në kafene mund të kryesh edhe seks. “Fellatio Café” është nisma që mbërrin nga vendi helvet e prezantuar nga kompania “Facegirl”.

Kliko per me shume info

Kjo kompani thotë se në fund të vitit do të përurojë barin ku me kafen mund të porositësh edhe një prostitutë përmes telefonit apo kompjuterit, kundrejt një pagese prej 60 eurosh, plus 5 euro pija e konsumuar. Në ‘paketë’ përfshihet pija dhe seksi oral për klientët.

“Në pesë ose dhjetë minuta gjithçka ka përfunduar”, thotë Bradley Chavet, përfaqësues i kompanisë që ka hedhur idenë kontroverse.

Prostitucioni është i ligjshëm në Zvicër dhe femrat që e ushtrojnë paguajnë detyrime në shtet. Megjithatë, kjo ka ngjallur reagim nga banorët e qytetit të Gjenevës, ku do të hapet ky bar, të cilët thonë se nga kjo nismë të vetmit që përfitojnë janë pronarët e kompanisë që do ta ndërtojë dhe askush tjetër.tch

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here