Projektligji në Kuvend, ndryshojnë procedurat e falimentit

Kliko per me shume info

opozita-rretho-kuvendinQeveria përcakton rregulla të detyrueshme, të njëjta dhe të barabarta në procedurat e falimentit, përmes ndryshimeve të paraqitura në ligjin “Për falimentin” në Kuvend.

P/ligji “Për falimentin” synon ndër të tjera të lehtësojë zgjidhjen dhe shlyerjen e detyrimeve të debitorit brenda dhe jashtë procedurës së falimentimit.

Kliko per me shume info

Ligji ekzistues mbi falimentimin është vlerësuar si tepër kompleks dhe i vështirë për tu zbatuar, pasi ai ndjek versionin fillestar të ligjit gjerman të vitit 1994, me pak ose aspak përshtatje me rrethanat e vendit tonë.

Për këtë arsye, projektligji për falimentimin mendohet të rregullohet me dy ndryshime në Kodin Civil, si dhe me ndryshime në Kodin e Procedurës Civile.

Procedura e falimentimit ka si qëllim të shlyejë në mënyrë kolektive, detyrimet e debitorit nëpërmjet likuidimit të të gjitha pasurive të tij dhe shpërndarjes së të ardhurave, ose, nëpërmjet riorganizimit ose arritjes së një marrëveshjeje tjetër të re, me synim kryesor ruajtjen e veprimtarisë së debitorit.

Një ligj me procedura të qarta ndihmon në arritjen e këtij qëllimi. Për këtë aryse, projektligji parashikon në rast falimentimi radhën e preferimit.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here