Zbulohet lidhja e piktorit me n/drejtoreshën e shkollës!

Kliko per me shume info

seks-avokatiNjë piktor 51­vjeçar është dënuar me 8 muaj burg nga Gjykata e Tiranës për akuzën e “përndjekjes” të nëndrejtoreshës së një shkolle 9­vjeçare në kryeqytet.

Vendimi i fajësisë ndaj të pandehurit me iniciale A. D. u shpall pak ditë më parë, në përfundim të dy seancave gjyqësore ndaj tij. Sipas gjykatës, i pandehuri kishte krijuar një lidhje me nëndrejtoreshën B.K., në fund të vitit 2014, kur kishte kryer disa punime në shkollën e saj.

Kliko per me shume info

Prishja e miqësisë së ngushtë 10 muaj më pas dhe një shumë prej 300 eurosh e dhënë prej tij, kanë acaruar marrëdhënien mes të dyve.

Sipas gjykatës, me pretendimin se nëndrejtoresha e kishte joshur për ta zhvatur, i pandehuri A. D. i ka dërguar asaj disa letra për kthimin e kësaj shumë dhe dëmshpërblim për dëmin që i kishte shkaktuar.

Në një rast, i pandehuri ka parë nëndrejtoreshën duke pirë kafe me një mikun e saj, ku i ka goditur të dy dhe ka përdorur fjalor vulgar.

Veprimet e tij, sipas gjykatës, janë pasuar me dërgime mesazhesh me përmbajtje kërcënuese, që të dëmtuarës B. K. i kanë krijuar gjendje ankthi, frike dhe pasigurie.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here