Letra e Rucit për Metën, Paloka: Provokim, akt lufte ndaj opozitës

Politikë

palokaPartia Demokratike reagoi ashpër pas kërkesës se Partisë Socialiste ndaj kreut të Kuvendit per votimin e reformes ne drejtesi brenda korrikut.

Kreu i grupit parlamentar, Edi Paloka, e cilëson letren si një provokim të rëndë ndaj opozitës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Kërkesa për të futur në kalendarin e Kuvendit projektin për kapjen politike të gjyqësorit është një provokim i rëndë ndaj opozitës, parlamentarizmit dhe qytetarëve shqiptarë që nuk mund ta konceptojnë kurrë reformën e domosdoshme në drejtësi si një dorëzim peshqesh të drejtësisë tek Edi Rama”, theksoi Paloka.

Ai thotë se rruga e vetme për miratimin e Reformës në Drejtësi që nuk mbron por lufton krimin dhe korrupsionin është zbatimi i plotë i rekomandimit 88 të Venecias.

Paloka paralajmëron se çdo akt tjetër është shpallje lufte ndaj opozitës, parlamentit dhe aspiratës popullore për drejtësi të pavarur. “Dhe fundi i kësaj betejë padyshim nuk do të jetë fitorja por shkrumbimi i oligarkisë kriminale dhe të korruptuar të Edi Ramës”.

ME TE LEXUARAT