Lenjani: Zvicra më kujton malet, Shqipëria shqiponjën

Kliko per me shume info

lenjaniFutbollisti i Kombëtares Shqiptare, Ermir Lenjani, është shumë i lumtur që ka përfituar nga dy kultura, ajo shqiptare dhe zvicerane.

Në një intervistë për “Neue Zurcher Zeitung”, Lenjani ka bërë një krahasimin mes dy shteteve dhe për sfidën e 11 qershorit.

Kliko per me shume info

“Kur mendoj për Zvicrën, gjëja e parë që më vjen ndër mend janë malet. Por, kur dëgjoj fjalën Shqipëri, ajo që më vjen menjëherë në mendje është shqiponja dykrenare. Kam përfituar nga të dy kulturat: krenarinë e pabesueshme që rrjedh në venat e shqiptarëve dhe ngulmimin për të arritur suksesin të zviceranëve, transmeton Indeksonline.

Shtëpi për mua do të thotë kur je me familjen dhe kur mamaja ime gatuan pite ose fli, atëherë unë ndjehem me të vërtetë në shtëpi.

Edhe pse do të jetë një emocion i madh të luaj ndaj Zvicrës unë do të jap shpirtin në fushë në mënyrë që Shqipëria të fitojë dhe tifozët të ndihen krenarë. Në Kosovë shkoj shpesh herë për pushime, dhe i kam ruajtur lidhjet me miqtë”, përfundoi Lenjani.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here