Basha: Rama-Meta larg duart nga votat! Kandiduan të inkriminuarit për të vjedhë zgjedhjet

Aktualitet

basha grupKryetari i PD, Lulzim Basha u shpreh sot gjatë mbledhjes së grupit kuvendor demokrat se ”afrimi i zgjedhjeve vendore dhe përzgjedhja e kandidatëve po nxjerr në pah kush nuk ka lidhje me krimin dhe kush po shkel me këmbë dekriminalizimin”.

Basha përmendi emrin e Artur Bushit, kandidat i PS-së në Krujë dhe Elvis Roshit, si kandidatë të emëruar nga PS “të ardhur nga shkolla e trafiqeve, e preferuara e kryeministrit”

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Si për të treguar se i kanë hyrë në një vesh dhe i kanë dalë në tjetrin mesazhet e Washingtonit dhe BE-së. Bushët dhe Roshët janë vetë Rama. Llogarisin t’i blejnë votat ti poshtërojnë dhe shkelin zgjedhjet. Ky është zanati ..E kanë bërë në zgjedhjet e 2013, në zgjedhjet e pjesshme në bashkinë e Korçës e duan ta shtrijnë më gjerë, ndaj guxojnë të kandidojnë trafikantë në kulmin e betejës për dekriminalizimin” tha Basha.

Duke paralajmëruar në emër të PD-së “Ju keni rënë në qafë shqiptarëve sa nuk mbajnë më. Mos provoni të vidhni vota se ju pret fundi më i keq”

ME TE LEXUARAT