Lajm i keq! Mijëra automjete “ngelëse” në kolaudim pas 1 korrikut 2016

Kliko per me shume info

sgs-kolaudimiQytetarët duhet të marrin masa përsa i përket sasisë së gazrave për automjetet që disponojnë, pasi nga data 1 Korrik do të aplikohen normat e Bashkimit Europian, që për vendin tonë, përkthehet në më shumë automjete që nuk do të kalojnë testin e kontrollit teknik, dhe që do t’u duhet ta përsërisin atë.

Kjo është faza e tretë dhe e fundit e udhëzimit të Ministrisë së Transporteve dhe qytetarët mund ta verifikojnë paraprakisht vetë se çfarë normash duhet të plotësojnë. Kështu, automjetet me vit prodhimi nga 1984 deri në vitin 2002, kryesisht me benzinë, janë ato që rrezikojnë më së shumti.

Kliko per me shume info

Ministria e Transporteve ka bërë një detajim të vlerave të lejuara të ndotjes që shkaktohen nga gazrat e atomjeteve, sipas vitit të prodhimit.

Nivelet e shkarkimit të CO dhe HC, të cilat nuk duhet të kalojnë vlerat limit të përcaktuara në direktivën Europiane 2009/40/BE, për automjetet me benzinë deri në vitin e prodhimit 1.7.2002 duhet të jenë përkatësisht 0.5 dhe 200, ndërsa pas këtij viti janë 0.3 dhe 200.

Ndërsa për mjetet me gazoil është përcaktuar norma e lejuar e grimcave sipas vit prodhimit. Ato automjete që nuk kalojnë kolaudimin për shkak të tejkalimit të këtyre normave, nuk do të lejohen të qarkullojnë më, ose drejtuesve do t’u duhet të marrin masa duke vendosur marmita katalitike.

Kontrolli teknik kushton rreth 2 mijë lekë, ndërsa ritestimi brenda muajit, rreth 800 lekë. Ndërkohë, përpos këtij rreziku, rreth dy javë më parë SGS ka kërkuar rritje të tarifës së kolaudimit në bazë të kontratës që ka me Ministrinë e Transportit, vendim që pritet të merret në muajin Shtator.RTVSCAN

Kliko per me shume info
SHARE

2 COMMENTS

  1. Shqiperia vendi i par i papunsis ikorrupsionit i fukarallekut makinat nuk na kalokan kaludimin pse se na kan dale telefonat me kamara e nuk mund te marrin me leke punojsit ,un ne vend europian jam ka shum makina biles 30 vjecare nuk ka as nje problem per asnje makin ,cpo behet me ne shqiptaret perse po na ebejne jeten kaq te veshtire keta politikan te korruptuar qe i kan dhene te gjitha me koncisione per ta pas monopol dhe te bejne si te duan qe ta shtrydhin popullin si limoni ky esht nje turp i madh .

    • ke te drejte o vella ri emigrant atje ku je mos hajde ne kete vend te mallkuar se nga shqiperia eshte per te ikur naten shqiperia eshte vetem e qeveritarve se vetem ata e vjellin kete vend te shume shume vuajtur

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here