Kylie Jenner i vjedhin llogarinë dhe shkruajnë: Jam e famshme por pa talent

Kliko per me shume info

kylie-jennerDje ne mbrëmje është hakuar llogaria e Kylie Jenner në rrjetin social “Twitter”. Si pasojë, në profilin e 18-vjeçares janë postuar disa statuse të cilat janë parë nga 16 milionë ndjekësit e saj.

Personi që ka vjedhur llogarinë e Jenner-it ka përdorur një gjuhë të shëmtuar te postimet, por një status ka tërhequr më shumë vëmendjen e ndjekësve. “Më pëlqen shumë që jam kaq e famshme edhe pse pa talent”, thuhej në status.

Kliko per me shume info

Ndërkohë vetë 18-vjeçarja ka reaguar në lidhje me vjedhjen e profilit të “Twitter”-it. Ajo ka postuar një video në rrjetin social “Snapchat”, ku shprehej: “Profili im në “Twitter” është hakuar dhe as që më intereson fare”. Kylie Jenne ka shtuar se “personi që e ka vjedhur le të kënaqet”.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here