Kupa e Amerikës; Argjentina finalistja e parë, Messi thyen rekord

Kliko per me shume info

argjentinaaaKombetarja e Argjentines ka mundur lehtësish SHBA-të duke u bërë finalisti i parë i Kupës së Amerikës për këtë kompeticion, ndërsa tashmë do i duhet të presë për të mësuar edhe emrin e kundërshtarit.

Me rezultat 4-0 ka përfunduar gjysmëfinalja e parë e Kupës së Amerikës, ajo mes Argjentinës dhe SHBA, këta të fundit nuk kanë pasur forcën e duhur për të përballuar Lionel Messin me shokë.

Kliko per me shume info

Goli i parë për argjentinasit ka ardhur që në minutën e 3’ me anë të Lavezit, për 29 minuta të tjera lotarët e SHBA u mbrojtën mirë, por në të 32’ Lionel Messi çoi shifrat në 2-0. Për yllin e Barcelonës ky ka qenë edhe goli i 55-të ndërkombëtar duke thyer kështu edhe rekordin e vendosur nga Batistuta për Argjentinën.

Me rezultat te njejte u mbyll edhe pjesa e parë, por 5 minuta pas fillimit të pjesë së dytë ka qenë ylli tjetër argjentinas Higuain që ka çuar shifrat në 3-0 në të 50’.

Përballë skuadres se SHBA thuajse të dorëzuar, argjentinasit kanë menaxhuar mirë pjesën tjetër të lojës duke shënuar sërish me anë të Higuain në të 86’.

Gjysmëfinalja e dytë e Kupës së Amerikës , ajo mes Kolumbisë dhe Kilit do të luhet nesër në orën 02:00 të mëngjesit.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here