Kukës, Gjykata liron nga burgu Hasan Halilin

Kliko per me shume info

hasan-haliliDel nga arresti me burg për shkak të gjendjes të rëndë shëndetësore, Hasan Halili.

Gjykata e Kukësit ka vendosur të ndryshojë masën e ndalimit për ish – Kryetarin e Bashkisë së këtij qytetit, Hasan Halili.

Kliko per me shume info

Të hënën është bërë verifikimi i masës së sigurisë, duke qënë se 13 ditë më parë, Gjykata kishte caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” në mungesë për të.

Por duke parë gjendjen shëndetësore të të ndaluarit, togat e zeza kanë vendosur ta dërgojnë në “arrest shtëpie” ish – Kryetarin e Bashkisë.

Në paraburgim, argumetoi Gjykata, Halilit nuk mund t’i ofrohet shërbimi i duhur mjekësor.

Ai akuzohet nga Prokuroria për shpërdorim detyre dhe në 24 Maj u shpall në kërkim nga policia, pasi nuk u gjet në banesën e tij.

Në 2 Qershor, Halili u paraqit në spitalin e Kukësit për shkak të problemeve në zemër. Gjatë viteve 2011-2015 bashkia Kukës ka sponzorizuar klubin e futbollit të qytetit me 45 milionë lekë të reja.

Këtë shumë, Bashkia e Kukësit e ka siguruar, duke mos paguar kontributet shoqërore dhe shëndetësore për pjesën më të madhe të punonjësve të saj.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here