Kukeli e Memushaj bëjnë një premtim të madh për ndeshjen me Rumaninë

Kliko per me shume info

kombetarja2016Futbollistet e kombetares, Burim Kukeli dhe Ledian Memushaj ishin ndër lojtarët më të mirë nga radhët e “Kuqezinjve” në atë humbje dramatike me Francën.

Të dy këta lojtarë dolën një ditë pas humbjes në konferencë për gazetarët, ku njëzëri thanë se tashmë vëmendja dhe e gjithë energjia duhet të përqendrohet tek ndeshja e fundit me Rumaninë.

Kliko per me shume info

“Mund ta kishim marrë një pikë me Francën. Rumania nuk është kundërshtar i lehtë. Kanë bërë ndeshje shumë të mira kundër Francës dhe Zvicrës. Duhet të tregojmë vlerat tona në fushë në maksimum për të arritur një fitore”, tha Kukeli.

“Duhet harruar ajo ndeshje (Franca) dhe kemi 3 ditë për të përgatitur ndeshjen me Rumaninë. Kemi një ndeshje shumë të vëështirë, por besoj se edhe atyre u duhet fitorja dhe besoj do të kemi më shumë hapësira në lojë”, shtoi Memushaj.

Sa i takon formacionit me Rumaninë, Memushaj thotë se është në dorë të trajnerit që të hedhë në fushë futbollistët që ai mendon se janë më mirë fizikisht.

“Mendoj vetëm të rekuperoj sa më mirë. Dje jemi lodhur shumë. Skuadra ka vrapuar shumë dhe tani kemi 3 ditë për të rekuperuar dhe kush është më mirë fizikisht i di trajneri. Edhe rumania besoj ka shpenzuar shumë energji në dy ndeshjet, ashtu si ne me Zvicrën dhe Francën”, deklaroi ai.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here