Kukeli: Humbja me Francën, pengu më i madh i kombëtares

Aktualitet

kukeliBurim Kukeli ishte një prej mungesave të mëdha të Shqipërisë, në sfidën e fituar me Rumaninë. Pezullimi me kartonë, që e detyroi ta shihte nga tribuna duelin në Lion mbetet pengu i mesfushorit, që gjithsesi shfaqet i gëzuar për suksesin historik në finalet e një turneu madhor.

“Kisha dëshirë të luaja edhe kundër Rumanisë, por jam i lumtur që skuadra mori tre pikë dhe realizuam një fitore historike.

Për të gjithë, për ekipin, federatën dhe të gjithë tifozët shqiptarë ishte një fitore e rëndësishme dhe një sukses i madh. Të paktën arritëm një fitore në tre ndeshje të luajtura në Kampionatin Europian.”

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kukeli beson se forca dhe energjia e kësaj skuadre vjen nga mentaliteti për të qenë një grup i bashkuar dhe kjo u shfaq te festa e golit të Sadikut.

“Mentaliteti i ekipit është që duke mos pasur yje të mëdhenj, të marrim rezultate me vlerat tona. Në çdo tre ndeshje e kemi provuar në fushë. Është puna e fort në stërvite, secili mundohet të japë më të mirën në fushë, duke ndihmuar të tjerët. Mentaliteti i ekipit është që të luftojmë deri në fund. Te festa e golit shihet që jemi ekip, sepse festuam së bashku. Sadiku shkoi në stol dhe festoi, të gjithë u bashkuan aty. Të gjithë ishim të lumtur. Fryma e grupit është tejet e mirë dhe ajo na ka sjellë deri këtu ku jemi, në finalet e Europianit.”

Mesfushori 32-vjeçar theksoi se humbja në sekondat e fundit me Francën është pengu më i madh i Kombëtares në Kampionatin Europian, me kuqezinjtë që gjithsesi vazhdojnë të shpresojnë te kalimi i grupit.

“Pengu ynë? Duhej të kishim marrë të paktën një pikë në ndeshjet me Zvicrën dhe Francën dhe tashmë mund të ishim kualifikuar. Me Francën pësuam në minutat e fundit. Por, i kemi ende shanset dhe shpresojmë te ekipet e tjera. Ne e dhamë maksimumin, por tashmë nuk varet më nga ne. Presim dhe të shohim, ne shpresojmë.”ssport

ME TE LEXUARAT