Akuzat për korrupsion, arrestohet kryetari i Gjykatës së Apelit, Sali Mekaj

Kosovë&Rajon

prokuroriProkuroria Speciale e Republikës së Kosovës, më 20 korrik 2015, ka urdhëruar ndalimin e kryetarit të Gjykatës së Apelit të Republikës së Kosovës, Sali Mekaj.

Në njoftimin për media thuhet se urdhër ndalimin për 48 orë prokuroria e ka bërë për shkak të dyshimit të bazuar se kryetari Mekaj ka kryer veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” , nga neni 422 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe veprës penale: “Ushtrimi i ndikimit”, nga neni 431 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Po mbrëmë është ndaluar edhe e dyshuara V.G., për të cilën ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer veprën penale” “Dhënia e ryshfetit”, nga neni 429 paragrafi 3, lidhur me nenin 31 “Bashkëkryerja”, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Lidhur me këtë rast prokurorja e rastit nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka marrë aktvendim për fillim të hetimit.

ME TE LEXUARAT