Kritikat, Ronaldo flet për penalltinë e humbur

Sport

ronaldo-euro2016Pas dramës së djeshme me Austrinë ku Portugalia nuk shkoi më shumë se një barazim duke e gjetur veten me vetëm 2 pikë në dy ndeshje të Euro 2016, flet Kristiano Ronaldo. Lojtari portugez theu rekordin e Figos ditën e djeshme duke u bërë lojtari me më shumë ndeshje në përfaqësuesen iberike.

"Jam krenar që kam thyer rekordin e Figos me 128 ndeshje me përfaqësuesen. E ndjej që edhe ai është i lumtur për këtë. Por më vjen keq që ndeshja shkoi ashtu si shkoi. Do të ishte mirë që atë rekord ta festonim me fitore", tha Ronaldo, i cili është kritikuar për formën e tij me Kombëtaren.

ME TE LEXUARAT