Kreu i CIA-s: Këta janë autorët e sulmit terrorist në aeroportin Ataturk

Kliko per me shume info

cia-933x445Sulmi vetëvrasës në Aeroportin Ataturk të Stambollit mban “vulën” e grupit militant Shteti Islamik, tha drejtori i CIA-s, John Brennan.

Asnjë grup nuk e ka marrë ende përgjegjësinë për sulmin, i cili ka vrarë 42 veta dhe ka plagosur 239 të tjerë.

Kliko per me shume info

“Shpërthimet e neveritshme në Aeroportin Ndërkombëtar të Stambollit, të cilat kanë vrarë dhjetëra njerëz dhe kanë plagosur shumë të tjerë, mbajnë sigurisht vulën e degjenerimit të Shtetit Islamik”, tha Brennan.

Tre sulmues vetëvrasës kanë hedhur veten në erë në aeroportin Ataturk të martën mbrëma. Edhe autoritetet turke kanë fajësuar militantët e Shtetit Islamik.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here