“Luftë” para Ministrisë së Jashtme, Kotzias pritet me protesta, Bushati del në rrugë!

Kliko per me shume info

lufteËshtë tensionuar situata përpara Ministrisë së Jashtme ku pritet që të mbërrijë ministri i Jashtëm i Greqisë Nikos Kotzias për t’u takuar me ministrin Ditmir Bushati.

Protestuesit e Shoqatës Çamëria kanë bllokuar rrugën duke protestuar, kurse kreu i PDIU Shpëtim Idrizi i pranishëm në protestë, po debaton me policët. Protestuesit janë përplasur me policinë, ndërsa kjo e fundit nuk i ka lejuar që të kalojnë kordonin.

Kliko per me shume info

Jashtë institucionit ka dalë edhe vet ministri Ditmir Bushati për të takuar protestuesit. Ministri i Jashtëm i ka kërkuar Shpëtim Idrizit që të qetësojë protestuesit dhe të largohen për të hapur rrugën kur të mbërrijë ministri grek Nikos Kotzias.

Shoqata Çamëria kërkon nga Greqia që të njohë çështjen çame dhe të heqë ligjin e luftës. Dje Ministria e Jashtme e Greqisë tha se nuk ka asnjë çështje çame.

Screenshot_11Screenshot_10Screenshot_6Screenshot_9Screenshot_8Screenshot_7

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here