Kostoja e të pushuarit në plazhet e Shqipërisë, ja cili është më i liri dhe cili më i shtrenjti

Kliko per me shume info

plazhiiiNisja e sezonit ka filluar të mbushë plazhet në të gjithë vendin, një nga destinacionet e preferuara për t’i ikur të nxehtit të verës. “Ora News” ka kryer një vëzhgim në zonat kryesore të bregdetit shqiptar ku ka konstatuar çmime hotelesh që variojnë nga 25-250 euro. Rekordin e mban Saranda me vilat private buzë detit, që prenotohen kryesisht nga të huajt. Prenotimet online kanë filluar.

Nëse kërkoni të bëni pushime të paharrueshme, bregdeti shqiptar është një alternativë e mirë, si për çmime edhe për cilësinë e shërbimeve.

Kliko per me shume info

Në një vëzhgim të “Ora News” në disa prej destinacioneve verore më të frekuentuara, nga Velipoja deri në Sarandë, çmimet e hoteleve variojnë nga 25 euro minimumi, në zona jo shumë afër me bregdetin, deri në 150 euro, në vijën e parë dhe hotele me 5 yje.

Në Velipojë, ndonëse hotelet nuk vlerësohen me yje, dhe çmimet variojnë nga 25-40 euro nata, ndërsa dy shezllone dhe një çadër buzë detit kushton 5-10 mijë lekë të vjetër.

Shëngjini

Bregdeti i Shëngjinit është një nga zonat që ka njohur shumë zhvillim vitet e fundit. Hoteli më i mirë është me 5 yje dhe ndodhet në qendër të Shëngjinit. Shazllonët në qendër të plazhit dhe te zona e njohur si Rëra e Hedhur janë 5 mijë lekë të vjetë, në zona si Kunë, me 3 mijë lekë të vjetër.

Durrësi

Në Durrës, muaji qershor ka çmimet më të favorshme për pushuesit, ku një hotel për një natë, mund ta gjesh edhe me 20 euro, me mëngjes falas. Për hotelet me 5 yje, në qershor nuk gjen dhomë pa 100 euro, mëngjes dhe shazllon falas. Në muajt korrik-gusht, çmimi më i ulët është 35 euro-150 euro më i shtrenjti, ndërsa shezllonët nga 3-10 mijë lekë.

Plazhi i Darzezit

Në Fier, në plazhin e Darzezit përgjatë Detit Adriatik, nuk ka hotele, por bregdeti është shumë i frekuentuar kryesisht nga familjarë që duan të shijojnë momente qetësie. Një shezllon aty kushton 5 mijë lekë të vjetër, ndërkohë që mund të shfrytëzohet dhe hapësira publike.

Vlorë

Në Vlorë, hostelet janë më të lirat, por shumë të frekuentuara, kryesisht nga të huajt, që prenotojnë online. Qyteti ofron çmime standarde, ku hotelet me tre yje kushtojnë 30-50 euro dhoma, në varësi të pamjes dhe pozicionit ne hotel, të pozicionuar përgjatë rivierës. Çmime më të “kripura” ofrohen në resortet turistike apo hotelet e luksit, ku 5 yjet variojnë nga 60-80 deri në 120 euro natë qëndrimi në suita. Ndërkohë për turizmin familjar, akomodimi në apartamente kap koston 35-55 euro nata. Në Vlorë, zyrtarisht kapaciteti i akomodimit është mbi 3 mijë shtretër, dhe 2500 apartamente.

Sarandë

Saranda, në bazë të çmimeve mund të konsiderohet bregdeti më i shtrenjtë në vend, 200-250 euro kushton nata në vilat bregdetare. Në qytet në zonën turistike apo vijën e parë përgjatë rivierës, 50- 100 euro është çmimi i ofruar nga hotelet me 3-5 yje, ndërsa suitat mbi 120 euro, me mëngjes të përfshirë. Çmimet më të kripura janë në gusht, ku një dhomë nuk mund ta gjesh pa 100 euro, pavarësisht yjeve.

Në vijën e dytë të bregdetit në bulevard, mund të gjeni hotele me 30-50 euro nata. Gjithashtu kanë filluar prenotimet në hostele, ku një krevat kushton 10-15 mijë lekë të vjetër. Sa për shazllonet kushtojnë nga 5 mijë lekë të vjetër-10 euro. Pothuajse të njëjtat çmime janë dhe në Ksamil, ku kërkesat në rritje për këtë destinacion turistik, ka sjellë rritje çmimesh, ku një dhomë në hotel kushton 50-70 euro nata, ndërsa shazlloni 8-10 euro./Oranews

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here