Kosova pikë doganore në portin e Durrësit, Rama: Marrëveshje për hetim doganor e tatimor

Kliko per me shume info

rama-mustafa2016Kosova do të ketë një pikë doganore perfaqesuese të vetën në portin e Durrësit. Ky fakt i be i ditur ne mbledhjen e perbashket te dy qeverive te dy vendeve ne Prishtine.

Kryeministri Edi Rama e theksoi këtë gjatë mbledhjes së përbashkët të dy qeverive që po zhvillohet në Prishtinë, duke theksuar se të tjera masa do të ndërmerren midis dy vendeve për të lehtësuar shkëmbimet tregtare.

Kliko per me shume info

“Marrëveshjet që do të nënshkruajmë sot për hetimin e përbashkët tatimor dhe doganor si dhe ajo për partneritetin kufitar, koordinon përpjekjet tona për të formalizuar dhe integruar ekonomitë tona. Hapat e mëtejshëm që po hedhim për të krijuar një pikë doganore të Kosovës në portin e Durrësit, për të harmonizuar akcizat, unifikuar çmimin e referencave për transportet dhe për të krijuar korridorin e gjelbër për produktet sezonale bujqësore, pa dyshim do t’i japin një hov të ri bashkëpunimit ekonomik”, tha Rama.

Kryeministri i Shqipërisë theksoi se për herë të parë, Kosova ishte vitin e shkuar partneri i dytë i eksporteve për Shqipërinë, duke nënvizuar se shkëmbimet tregtare prekën shifrën e 200 milionë eurove. Rama tha se duhet ende shumë për t’u bërë në këtë drejtim.

“Mjafton të nënvizojmë këtu se vitin e shkuar shkëmbimet tregtare midis dy vendeve tona prekën për herë të parë kuotën e 200 milionë eurove, një shifër ende larg e asaj që mund të jetë shifra e ndërveprimit tonë, por që për herë të parë e vendosi Kosovën si partnerin e dytë të eksporteve shqiptare dhe kjo vjen si rezultat i punës sonë të përbashkët”, theksoi Kryeministri.

Rama tha se me rekomandimin për liberalizimin e vizave Bashkimi Europian u çlirua nga një turp, ndërsa nënvizoi mbështetjen e Shqipërisë për vijimin e dialogut Kosovë- Serbi.

Kryeministri Edi Rama foli edhe për bashkimin kombëtar, duke theksuar se ai do të jetë mbi bazë të realiteteve konkrete dhe jo duke shfrytëzuar emocionet dhe pakënaqësitë.

“Ëndrra jonë: bashkimi kombëtar përmes Bashkimit Evropian e bazuar në politikbërnjen mbi realitetet dhe jo e bazuar mbi emocionet dhe nevojat për të shfrytëzuar varfërinë dhe pakënaqësinë e njerëzve është një nacionalizëm primitiv është një frymëzim i përhershëm i yni.
Në fillim të viteve 1900, Isa Boletini thoshte se diplomacia mbështetet në rrugën e mesme, të cilën e gjejnë vetëm ata që dinë me pajtue të drejtat e atdheut të vet në kushtet e politikës së përgjithshme”, theksoi Rama.

Pjesë e fjalës:

Në Prizren në qytetin ku shqiptarët afirmuan të bashkuar të drejtën për të ekzistuar rreth një shekull më parë, qeveritë tona nisën në 2014 një rrugëtim që tashmë ka krijuar një hapësirë të re dhe të jashtëzakonshme bashkëpunimi. Duke bazuar politikbërjen tonë mbi realitetin e një toke, një populli dhe një ëndrre të përbashkët, së bashku kemi kaluar kufirin nga një hendek i madh ndarës në një urë të re bashkëpunimi që forcohet dita ditës.

Nga ky bashkëpunim lindi edhe ideja për krijimin e hapësirës së përbashkët energjetike midis Shqipërisë dhe Kosovës. Brenda pak javësh, ne do të jemi së bashku në Tiranë për të vënë në punë linjën e interkonjeksionit që lidh përfundimisht autostradën energjetike midis Shqipërisë dhe Kosovës dhe çel një fazë të re për zhvillimin e kësaj hapësire të përbashkët. Nga ana tjetër është prioritet strategjik e Kosovës me gazsjellësin TAP përmes territorit të Shqipërisë duke e vendosur hapësirën tonë në rrugën kryesore të kalimit të energjisë në Evropë.

Në këto dy vite kemi krijuar një treg të përbashkët bujqësor, duke njëjësuar standardet. Jo vetëm ia dolëm që më në fund fëmijët tanë, të Shqipërisë dhe Kosovës të mësojnë gjuhën amë me të njëjtën Abetare, por edhe njëjësuam sistemin parauniversitar kurikulat tona duke hedhur themelet e një arsimi mbarëkombëtar. Nga ana tjetër, kemi nxitur bashkëpunimin intensiv universitar për kërkimin shkencor.

Kalendari kulturor midis Shqipërisë dhe Kosovës është tashmë një realitet, duke shfrytëzuar potencialin e jashtëzakonshëm të kësaj hapësire.

Më vjen mirë sot që e shoh me më pak zili policinë e Kosovës, jo sepse ajo është më pak e mirë se ç’ishte kur unë thosha që marrim shembull nga Kosova, por sepse policia jonë i ngjash shumë më tepër asaj të Kosovës dhe besoj që edhe në këtë drejtim ka ndihmuar bashkëpunimi dhe forcat e shembullit e policisë tuaj të shkëlqyer.

Marrëdhëniet tona të karakterizuara për shumë kohë nga mbështetja absolute e Shqipërisë, kanë hyrë në një fazë te krejtësisht të re, historike, një partneriteti strategjik në të gjitha drejtimet. Prandaj takimi i tretë i qeverive tona vjen sot si një ushtrim i zakonshëm pune për të analizuar atë çfarë kemi arritur dhe për të programuar vitin pasues. Është momenti për të shkuar më tutje sepse kemi bërë shumë, por ka ende shumë më shumë për të bërë, për të përshpejtuar procesin e shembjes së të gjitha barrierave jo tarifore, njësimit të politikave dhe strategjive në të gjithë sektorët, dhe për të përmbushur ambiciet tona të përbashkëta që të konsolidojmë themelet e një hapësire mbarëkombëtare në rajon. Rezultatet e punës janë shumë inkurajuese. Mjafton të nënvizojmë këtu se vitin e shkuar shkëmbimet tregtare midis dy vendeve tona prekën për herë të parë kuotën e 200 milionë eurove, një shifër ende larg e asaj që mund të jetë shifra e ndërveprimit tonë, por që për herë të parë e vendosi Kosovën si partnerin e dytë të eksporteve shqiptare dhe kjo vjen si rezultat i punës sonë të përbashkët.

Marrëveshjet që do të nënshkruajmë sot për hetimin e përbashkët tatimor dhe doganor si dhe ajo për partneritetin kufitar, koordinon përpjekjet tona për të formalizuar dhe integruar ekonomitë tona. Hapat e mëtejshëm që po hedhim për të krijuar një pikë doganore të Kosovës në portin e Durrësit, për të harmonizuar akcizat, unifikuar çmimin e referencave për transportet dhe për të krijuar korridorin e gjelbër për produktet sezonale bujqësore, pa dyshim do t’i japin një hov të ri bashkëpunimit ekonomik.

Do të çojmë më tej bashkëpunimin institucion dhe do të hedhim bazat për krijimin e një administrate moderne me standarde të njëjësuara sipas standardeve të Bashkimit Evropian, por edhe për një veprim të domosdoshëm në nivel njerëzor mes të gjithë nëpunësve publikë.

Shpallja e liqenit të Fierzës si zonë e mbrojtur e interesit të përbashkët përbën hapin e parë drejt zhvillimit konkret të një platforme turistike ndërkufitare. Qëllimi ynë është që ta shtrim këtë bashkëpunim gjatë gjithë basenit ku kalon lumi Drin. Nga ana jonë i kemi dhënë një shtyrje të fortë projektit të Alpeve me komunën e Gjakovës. Për herë të parë, vendet tona kanë një strategji të përbashkët të mjedisit. Shqipëria dhe Kosova kanë qenë gjithmonë bashkë në ditët e mira dhe të vështira, por për herë të parë sot ne do të firmosim një platformë të përbashkët për fatkeqësitë natyrore.

Para pak ditësh u zhvillua në Tiranë takimi i Asamblesë së NATO-s. Ndonëse kriza në Ukrainë dhe kriza e refugjatëve ishin temat kryesore të takimit, nuk ishim vetëm ne përfaqësuesit e Shqipërisë që theksuam nevojën e instucionalizimit të marrëdhënieve të NATO-së me Kosovën. Konteksti gjeopolitik kompleks dhe influenca e aktorëve të tretë, imponon një marrëdhënie të re me Aleancën dhe Shqipëria pa asnjë diskutim është avokati më i rëndësishëm i Kosovës në gjirin e Aleancës. Ne na duhet të jemi të vetëdijshëm se duhet të jemi bashkë që të nxisim partnerët evropian që të angazhohen për integrimin e vendeve të Ballkanit.

Për shumë vite me radhë, ne e kemi bashkuar zërin tonë me tuajin, për padrejtësinë e madhe të izolimit të Kosovës i vendi i fundit evropian dhe shteti më i ri i Evropës që kishte nevojë për viza për të udhëtuar në kontinent. Dhe lajmi për liberalizimin e vizave na ka çliruar të gjithëve, por ka çliruar edhe BE-në nga një turp i madh.

Ëndrra jonë: bashkimi kombëtar përmes Bashkimit Evropian e bazuar në politikbërnjen mbi realitetet dhe jo e bazuar mbi emocionet dhe nevojat për të shfrytëzuar varfërinë dhe pakënaqësinë e njerëzve është një nacionalizëm primitiv është një frymëzim i përhershëm i yni. Në fillim të viteve 1900, Isa Boletini thoshte se diplomacia mbështetet në rrugën e mesme, të cilën e gjejnë vetëm ata që dinë me pajtue të drejtat e atdheut të vet në kushtet e politikës së përgjithshme.

Një shekull më pas me këto fjalë, ne mund të vazhdojmë përpara të vendosur drejt bashkimit kombëtar që të jemi të bashkuar në flamurin e Bashkimit Evropian.

Era e re e marrëdhënieve të Shqipërisë me Serbinë i shërben këtij qëllimi jetik në rajonin ku jetojmë, por edhe të drejtës së gjeneratës tjetër për të jetuar në paqe. Shqipëria mbështet pa asnjë ngurim avancimin e dialogut midis Kosovës dhe Serbisë. Ne e kemi inkurajuar dhe do ta inkurajojmë lidershipin tuaj për të shkuar përpara me guxim në këtë dialog, sepse ky dialog e lartëson Kosovën, vetëdijen shtetformues dhe vizionin e Kosovës si një vend i paqes dhe harmonisë.

Dua të sjell fjalët e një Albanologu të madh Maximilian Lambertz i cili dikur pat thënë: Historia e vërtetë e njerëzimit do të mund të shkruhet vetëm kur shqiptarët të marrin pjesë në shkruarjen e saj. Sot këtu nga Shqipëria askush nuk na pengon të bëhemi pjesë e shkrimit të historisë së re të Ballkanit dhe Europës moderne demokratike të barabartë për të gjithë, të mëdhenj apo të vegjël, të vjetër apo më të rinj. Duhet vetëm të vendosim cfarë do të shkruajmë dhe të bëjmë cmos që ajo të përputhet me realitetin që duhet dhe do të ndërtojmë

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here