Veriu teston raketa me rreze të mesme, reagojnë SHBA-Japoni-Kore e Jugut

Kliko per me shume info

raketaaaKoreja e Veriut ka lëshuar për testim dy raketa balistike me rreze të mesme veprimi, në kundërshtim të plotë me sanksionet e vendosura prej Kombeve të Bashkuara.

Lajmin e bën të ditur Koreja e Jugut, e cila shton se përpjekja e parë rezultoi e dështuar, pasi raketa fluturoi për rreth 150 km e më pas ra në det. Ndërkohë që e dyta, e lëshuar vetëm pak orë më vonë, fluturoi për rreth 400 km, si dhe arriti lartësinë prej 1.000 kilometrash, duke shënuar kështu testin më të suksesshëm deri më sot.

Kliko per me shume info

Nëse konfirmohet suksesi i këtij testimi, kjo do të shënonte një hap përpara për Korenë e Veriut, pas 4 dështimesh radhazi gjatë muajve të fundit. Të dyja testet u kryen në brigjet lindore të Veriut komunist, ndërsa raketat besohet të kenë qenë “Musudan”.

Shefi i Shtabit tëPërgjithshëm të Koresë së Jugut tha se Seuli dhe Shtetet e Bashkuara “po zhvillojnë analiza të thella” mbi lëshimin e raketës së dytë, por ende nuk bëjnë të ditur nëse ai mund të quhet i suksesshëm.

Koreja e Veriut, e cila po vijon të zhvillojë programin e saj të armëve bërthamore, është “e mbërthyer” nga rezolutat e OKB-së që e ndalojnë atë të përdorë teknologjinë e raketave balistike.

Por, në janar të këtij viti koreanoveriorët zhvilluan testin e katërt bërthamor, duke pretenduar se ishte hera e parë që kishin përdorur një bombë me hidrogjen. Menjëherë pas saj, Penjani lëshoi në hapësirë një satelit, që konsiderohet gjerësisht si përdorim i teknologjisë së raketave me rreze të gjatë veprimi.

Ndërkohë, zyra presidenciale e Koresë së Jugut bëri të ditur se, presidentja do të mbledhë Këshillin Kombëtar të Sigurisë për të diskutuar mbi testet raketore të së mërkurës nga fqinjët komunistë.

Ndërsa Departamenti amerikan i Shtetit i ka dënuar ashpër testimet, me zëdhënësin John Kirby që është shprehur se ato vetëm sa do të shtojnë përpjekjet e ndërkombëtarëve për të ndalur programin e armatosjes së Veriut komunist. Edhe kryeministri japonez, Shinzo Abe tha se testime të tilla “thjesht dhe qartësisht nuk mund të tolerohen”.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here