Korcë, burg 31-vjeçarit që akuzoi policinë për ushtrim dhune

Aktualitet

korce-iriuGjykata e Korçës vendosi lenien në burg pa afat per 31-vjeçarin, Juxhin Kulla i cili akuzohet për veprat penale të "kundërshtimit të punonjësit të policisë" dhe "falsifikimi i vulave dhe stampave".

Sipas policise, në momentin e arrestimit ai u kap me një automjet, numrat e shasisë të të cilit ishin të falsifikuara.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Behet me dije se 31-vjeçari i dënuar me parë me 8 vite burgim për trafikim të lëndëve narkotike, të premten e kaluar afër mesnatës në një pikë bastesh është larguar me shpejtësi sapo policia ka hyrë në lokal.

Ai është kapur më pas vetëm pasi policët kanë thirrur disa herë “ndal policia” dhe kanë qëlluar në ajër.

Gjatë seancës u bë e ditur se kishte nisur hetim dhe ndaj policëve që e shoqëruan për shkak të një ankese për dhunë në ambjentet e shoqërimit.

ME TE LEXUARAT