Kontrabandë në Tushemisht, arrestohen polici, tregtari e doganieri

Kliko per me shume info

tushemishtSektori Kundër Krimit Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë në bashkëpunim me Sektorin për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat Korçë finalizuan operacionin “Tushemishti” duke arrestuar në flagrancë nje polic, nje doganier dhe nje tregtar pas kalimit te mallrave kontrabande ne piken kufitare e doganore te Pogradecit.

MInistria e Brendshme njoftoi se jane arrestuar shtetasit:
– Eduart Kushta, 45 vjeç, me detyrë doganier, në pikën e kalimit doganor Tushemisht, për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal
– Mentor Spahillari, 46 vjeç, punonjës policie me detyrë trup shërbimi pranë Pikës së Kalimit Kufitar Tushemisht, për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
– Edlir Pilinçi, 40 vjeç, për veprat penale “Kontrabanda me mallra që paguhet akcizë” parashikuar nga neni 172 dhe “Kontrabanda me mallra të tjerë” parashikuar nga neni 174 i Kodit Penal

Kliko per me shume info

Policia tha se arrestimi i tyre është bërë pasi në orën 19:30 të datës 26 qershor 2016 në vendin e quajtur “Pompat e ujësjellësit”, në fshatin Tushemisht, Pogradec, shtetasi Eldir Pilinçi duke drejtuar mjetin me targa AA 352 MG është kapur në flagrancë me një sasi mallrash:
• 4 koli me pije energjike B52
• 7 koli me maja buke në gjendje të lëngshme
• 40 pako me letër, për ambalazhim fast-food
• 5 pako me qese plastike.
Mallrat dyshohet se janë futur kontrabandë nëpërmjet pikës së Kalimit Kufitar Tushemisht dhe punonjësit Eduard Kushta dhe Mentori Spahillari kanë shpërdoruar detyrën duke mos ushtruar kontroll mbi këtë mjet.
Pas hetimit te rastit, policia njoftoi se materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pogradec, për hetime të mëtejshme.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here