Kosovë, Konjufca: Ramushi e Limaj kanë dalë në “ankand”

Kliko per me shume info

largea-konjufca-jpg1358373866Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe “Nisma për Kosovën” e kanë vendosur veten në ankand. Kështu është shprehur shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes “Vetëvendosje”, Glauk Konjufca.

Ky i fundit nënvizoi se ato do të bëjnë koalicion që të japin më shumë.

Kliko per me shume info

Sipas tij, ata më nuk kanë vija të kuqe për koalicione dhe se gjithqysh do të jenë në pushtet në mandatin e ardhshëm

Lëvizja “Vetëvendosje” nuk e kishte marrë vendimin për ta bojkotuar punën e Kuvendit, por një gjë të tillë e kishte bërë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK). Kësaj të fundit i ishte përshtatur edhe subjekti më i madh opozitar, në mënyrë që të mos rrezikohet funksionimi i përbashkët i bllokut opozitar. Kështu ka deklaruar gjatë një interviste për gazetën “Zëri” shefi i grupit parlamentar të Lëvizjes “Vetëvendosje”, Glauk Konjufca, duke shtuar se pas tre muajve kanë vendosur që të rikthehen në Kuvend, pasi që, siç thotë ai, pushteti me komoditet po kalon ligje e dokumente pa u penguar nga askush.

Konjufca po ashtu ka akuzuar dy partitë tjera opozitare, AAK-në dhe “Nismën” se i mundësuan pushtetit komoditetin për të vazhduar qeverisjen me pasivitetin jashtë institucioneve, njëkohësisht edhe me bojkotimin e Kuvendit.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here