Kombëtarja mbërrin në Tiranë, ekipi pritet në Rinas nga Rama e Nikolla

Kliko per me shume info

debiasiiKryeministri Edi Rama dhe Ministria e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla kanë pritur në Aeroportin “Nënë Tereza” mbërritjen e djemve të Kombëtares shqiptare të Futbollit.

Kuqezinjtë kanë mbërritur rreth orës 14:45, teksa në dalje të avionit janë takuar një e nga një me Kryeministrin dhe Ministren e Arsimit. Shqipëria arriti një rezultat historik në fushën e futbolli.

Ajo u kualifikua në Europianin “Francë 2016” dhe në finalet e këtij europiani, të luajtur gjatë këtij muaji, kuqezinjtë realizuan një paraqitje tejet dinjitoze. Kuqezinjtë arritën të fitojnë ndeshjen ndaj Rumanisë, ndërsa u mundën vetëm nga një gol i pësuar në minutat e fundit nga Franca. Gjithashtu kuqezinjtë u mundën edhe nga Zvicra. Eliminimi në fazën e grupeve erdhi si pasojë e golavarazhit.

Kliko per me shume info

Pritja e kuqezinjëve në Tiranë pritet të shoqërohet dhe nga takime ceremoniale në Presidencë dhe Kryeministri, si dhe do takohen me Kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj për të marrë çelësin e kryeqytetit dhe pasaportat diplomatike në Ministrinë e Jashtme.
Në ceremoninë e pritjes në Aeroport ka rënë në sy, fakti se De Biasi ka kënduar sërish himnin tonë kombëtarë, duke ndjekur traditën e ndeshjeve në Francë.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here