Ndeshja me Francën, kombëtarja shqiptare mbërrin në Marsejë

Aktualitet

kombetarja-marseilleFutbollistet dhe i gjithë stafi kuqezi kanë udhëtuar drejt Marsejës nga qyteti i Perros Guirec ku do të ndeshen me vendin pritës të këtij kompeticioni, Francën.

Shqipëria vjen në këtë përballje me 0 pikë pas humbjes me Zvicrën ndërsa Franca ndodhet në vend të parë pasi mundi Rumaninë falë një super-goli të Dimitri Payet në minutat e fundit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në këtë ndeshje do të mungojë kapiteni Cana pas daljes me karton të kuq që në minutën e 36’ të sfidës së parë. Për të rikthimi në këtë stadium do të ishte shumë i veçantë pasi ka shpenzuar 4 vite të karrierës së tij si futbollist i Marsejës.

Sipas De Biasi-t ai që do të zëvendësojë kapitenin e përfaqësueses sonë është Arlind Ajeti. Ndeshja e vlefshme për Grupin A, do të luhet ditën e mërkure në stadiumin “Velodrome” në orën 21:00.

ME TE LEXUARAT