“Kombëtarja” zbret në Kuvend, Berisha deklaratë të papritur: Autori i golit është Edvin Rama

Kliko per me shume info

berishaaaaIsh kryeministri Sali Berisha ka ironizuar përpjekjen e kryeministrit Rama për të privatizuar suksesin e kombëtares në Euro 2016.

Gjatë fjalës së tij, Berisha theksoi se në tri ndeshje ekipi kombëtar pati një paraqitje për të cilën nuk mori atë që i takonte.

Kliko per me shume info

Berisha tha se “nga kjo foltore dua të përshëndes autorin e golit Edvin Kristaq Rama. Po po, ai është autori i golit, pa diskutim, mos u habisni fare ju. Dhe jo vetëm kaq, por ai është edhe zbuluesi i Shqiponjës, ai është zbuluesi e trajnuesi i De Biasit”, tha me ironi Berisha gjatë fjalës në Kuvend.

Berisha pershendeti tifozerine per te cilen tha se demonstruan qytetarine me te madhe por edhe rracen me te bukur ne stadiumet ku kombetarja shqiptare luajti ndeshjet e saj ne kampionatin europian. /lajmifundit.al

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here