Kolaudimi, Haxhinasto: Do refuzojmë kërkesën e SGS për rritjen e tarifës

Kliko per me shume info

haxhinasto-sgsKompania koncesionare e kontrollit të automjeteve SGS ka bërë një kërkesë pranë Ministrisë së Transporteve për rritjen e çmimit të kolaudimit të automjeteve.

Kërkesa është bërë më 13 maj të këtij viti dhe kompania kërkon rritjen e tarifës me 6.7% ose rreth 200 lekë. Kompania pretendon se kërkesa bëhet në përputhje me marrëveshjen.

Faktin e konfirmoi sot edhe ministri i Transporteve, Edmond Haxhinasto, i cili theksoi se vendimi për kërkesën do të merren në muajin shtator, duke mos dhënë një vendim përfundimtar nëse do të refuzohet apo ajo.

Kliko per me shume info

Ministri i Transportit Edmond Haxhinasto ka deklaruar se: Në lidhje me kërkesën e SGS, nuk e përjashtojmë mundësinë edhe të refuzimit të kërkesës në shtator për rritje të tarifës.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here