Koco Kokëdhima del kundër Ramës: Reforma në drejtësi, jo pa PD-në

Kliko per me shume info

kokedhima-psPak kohë pasi gjykata Kushtetuese i hoqi mandatin e deputetit, Koco Kokëdhima del kundër qëndrimeve të kryeministri Edi Rama.
Kokëdhima në një koment në faqen e tij në rrjetet socialeka thënë se reforma në drejtësi duhet të jetë gjithëpërfshirëse dhe nuk dihet të votohet pa opozitën.

Ja cfarë shkruan Kokëdhima në komentin e tij:
Për reformën në drejtësi
Shqipëria ka nevojë për një reformë të suksesshme të drejtësisë, ashtu siç ka nevojë për reformimin e institucioneve të tjera kushtetuese, me qëllim që sistemi ynë politik dhe kushtetues të dalë nga agonia 25-vjeçare. Nevoja ulëritëse për një drejtësi funksionale dhe të besueshme, nuk duhet t’u shërbejë si alibi palëve të përfshira, vendase dhe të huaja qofshin, për të bërë secila interesat e veta dhe për t’i imponuar vendit gabime të reja, po aq të rënda sa ato që janë bërë në të shkuarën. Reformën në drejtësi, ne nuk mund ta miratojmë në parlament jashtë konsensusit me opozitën, apo duke menduar për të rekrutuar deputetë të saj. Qeveria dhe opozita duhet të merren vesh me njëra-tjetrën.
Është e pashëndetshme dhe e papërshtatshme për Shqipërinë, që shumica jonë parlamentare ta çojë reformën për drejtësi në Parlament, me idenë se do t’i “kaparosim” dy-tre deputetë besëthyer nga grupi i opozitës. Reforma për drejtësi duhet të shkojë në parlament me konsensus të opozitës dhe vetëm pasi drafti i ndryshimeve të kushtetutës të jetë në përputhje me standardet e kushtetutave të demokracive të tjera parlamentare të BE-së. Kjo do t’i shërbejë forcimit të paqes dhe integrimit real të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Rruga që kërkojnë disa për ta bërë reformën pa opozitën, është rruga e rrezikimit të paqes së vendit dhe e shkatërrimit të bashkëpunimit dhe dialogut politik. Kështu do të komprometohej edhe arsyeja e supozuar se, urgjenca e miratimit të reformës është e lidhur vetëm me hapjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.
Reforma duhet të bëhet në rrugë kushtetuese dhe legjitime. Kjo nuk do të thotë se Saliu dhe PD-ja kanë të drejtë të mbajnë peng vendin. Kur ka vullnet dhe strategji për t’i bërë gjërat si duhet, dhe kur palët u dalin për zot, secila përgjegjësive të veta, janë ose gjenden edhe rrugët e mira për ta realizuar edhe reformën në drejtësi, edhe reformat e tjera. Drafti i reformës së drejtësisë duhet të jetë në përputhje me kriteret e mirëpranuara ndërkombëtarisht për ndërtimin e kushtetutave të vendeve demokratike dhe në respekt të kulturës, përvojës, traditës dhe të sovranitetit të vendit.

Kliko per me shume info
SHARE

1 COMMENT

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here