1 Qershori, Bashkia e Tiranës hap Këndin e Lojërave tek Liqeni Artificial

Kliko per me shume info

veliaj-kendiSot shënohet 1 Qershori, Dita e fëmijëve. Në Tiranë dhe qytete të tjera të vendit po zhvillohen aktivitete të shumta kushtuar fëmijëve.

Bashkia e Tiranës inaguroi këndin e lojërave për ta tek Parku i Liqenit, dhurata e bashkisë për fëmijët me rastin e 1 Qershorit.

Kliko per me shume info

Në ceremoninë e Inagurimit Erion Veliaj bëri apel që sherret e politikës të lihen në parlament dhe se e gjithë zhurma për këndin e lojrave u mbyll si një Toy Story” (histori lojrash) simbol i cili ishte vendosur dhe në bluzën e tij.

“Inatet e të rriturve nuk duhet të pengojnë zhvillimin e Tiranës dhe progresin e fëmijëve. Nuk duhet të pengojnë projektin që kemi për Tiranën. Sot ky debat u mbyll dhe është referendumi më i mirë. Garantoj se puna në Tiranë do të vazhdojë. Shumë shpejt hapim parkun e lodrave tek “Mine Peza” . Nuk është prerë asnjë pemë dhe nuk ka asnjë kafe. Është shumë e rëndësishme të mos bëjnë histeri.

Sherret e politikës t’i lëmë në parlament, qytetin ta bëjmë të bashkuar. Nuk është moment për hakmarrje as për arrogancë.”

Ne ceremonine e përurimit i pranishëm i cili është dhe kryebashkiaku Erion Veliaj i cili bëri të ditur se hyrja do të bëhet nga shtegu i Qershive.

Veliajme heret shkruante ne faqen e tij: “Miremengjes? Gati per parkun e lodrave? Hyr nga Shtegu i Qershive ku @aprtirana sapo rehabilitoi me finese djerrinen. Ne fund te dites, kur mbarojne gjithe sherret, pyetja eshte a beme pune te dobishme per qytetin? Ky eshte fokusi yne”

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here