Kontrabandonin kanabis në Greqi, arrestohet shqiptari, në kërkim shoku i tij

Kliko per me shume info

policia-greqiPolicia greke ka arrestuar një 35-vjecar shqiptar, dhe ka shpallur në kërkim bashkëkombësin e tij, një 27-vjeçar.

Shtetasit në fjalë akuzohen për kontrabandë në sasi të mëdha të lëndëve narkotike në Patra të Greqisë.

Kliko per me shume info

Sipas informacioneve të autoriteteve greke, dy shqiptarët jetonin në mënyrë të paligjshme në vend.

Gjatë aksionit janë sekuestruar 5 pako kanabis me peshë 4 kg e 750 gr, në një automjet të përdorur prej tyre. Ndërsa 298 gramë kanabis janë sekuestruar në banesën ku jetonin shqiptarët.

Gjithashtu janë sekuestruar edhe 1 210 euro, së bashku me 4 telefonë celularë.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here