“Super grabitja”, ja çfarë kanë regjistruar kamerat e sigurisë në Rinas

Kliko per me shume info

derja-rinasNë lidhje me grabitjen spektakolare të parave në Rinas, kamerat e sigurisë tregojnë se në mesditë, një makinë tip benz me ngjyrë të zezë, ka hyrë nga një portë e posaçme e aeroportit e cila përdoret nga kompania BP për transportin e karburantit dhe furnizimin e avioneve.

Nga filmimet, tregohet se kjo portë ka akses të drejtpërdrejtë në hapësirën ku avionët stacionohen për të marrë e zbritur pasagjeret, bagazhet, por edhe për t’u furnziuar me karburant para çdo fluturimi.

Kliko per me shume info

Policia nuk ka arritur, të paktën deri në këto çaste, për të kuptuar se si benzi i zi ka arritur të hyjë nga porta në fjalë, por kamerat e sigurisë tregojnë se tek porta nuk ka shenja të një hyrje të dhunshme.

Mësohet se kjo portë, por edhe i gjithë perimetri i jashtëm i aeroportit, ruhet me roje të një kompanie private që ofron shërbimin e ruajtjes dhe sigurisë fizike.

Pamjet e kamerave, tregojnë se makina e grabitësve ka vijuar qetësisht deri në vendin ku ishte pozicionuar një avion i një linje transporti udhëtarësh me Italinë.

Pak metra më tej, ishte pozicionuar edhe makina e blinduar të transportit të parave të një kompanie private.

Nga burimet, ta paverifikuara plotësisht për vërtetësinë e tyre, bëhet me dije se kamerat tregojnë rojet e makinës së blinduar të transportit të parave që qëndronin në pistë në krah të avionit, ndërsa dyert e makinës së blinduar të hapura.

Ky informacion të lë të kuptosh se grabitësit nuk e kanë pasur shumë të vështirë të arrijnë tek ngarkesa, pasi ajo nuk mbrohej nga askush, përderisa dyert e blinduara ishin të hapura.

Bëhet me dije, se policët e kompanisë private janë shtangur nga kërcënimet e grabitësve nën rrëzikun e tytës së armës përballë, ndërsa është nderur një situatë e cila ka favorizuar me sukses aksionin e tyre kriminal.

Po i njëjti burim, tha se benzi i zi me grabitësit dhe paratë është larguar duke dalë nga e njëjta portë, ndërkohë që nuk i ka shqetësuar askush gjatë ikjes së tyre.

Nga të dhënat konfidenciale, ky është skenari i regjistruar nga kamerat e sigurisë së aeroportit, të paktën deri nga një konfirmim zyrtar nga Policia e Shtetit.

Kliko per me shume info
SHARE

1 COMMENT

  1. Keta jane aggjente t strukturave shteterore shqiptare
    Jemi populli me i pandere / i paseder / n kete bote
    Kesoj gjerrash dhe ministri i brendahem akoma n detyre
    Jo qe duhet te jape doreheqjen, por duhet kalbur n burg ai xhuxh qorr

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here