Kakavijë, ja si u kap 39-vjecari me 3 kilogramë heroinë në kruskot

Kliko per me shume info

Policia kufitare e Kakavijës lajmeroi se ka goditur një rast të trafikut ndërkombëtar të drograve të rënda, duke vënë në pranga një 39-vjeçar.

Gjatë paradites së sotme gjatë kontrollit në vijën e dytë dhe me Skaner, nga Punonjësit e Policisë Kufitare, Skanerit dhe Antidroga është evidentuuar një sasi prej 3 kg heroine, e cila ishte fshehur në kroskotin e makinës me targa AA 538 NM, me drejtues shtetasin Lulzim Bosnja nga Fieri.

Mesohet se lënda narkotike dhe automjeti u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera nga Specialistët e Sektorit Kundër Narkotikeve u bë arrestimi në flagrancë i drejtuesit të mjetit Lulzim Bosnja.

Kliko per me shume info

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Trafik ndërkombëtar i lëndëve narkotike”.

Kliko per me shume info
SHARE

1 COMMENT

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here