Ja e vërteta e përplasjes De Biasi – Taulant Xhaka

Kliko per me shume info

xhaka-reagonTaulant Xhaka e ka parë ndeshjen Rumani-Shqipëri nga tribuna. Ai ka munguar jo vetëm në fushën e blertë, por edhe në stolin kuqezi.

Romania vs Albania 0-1 ~ Goal & Highlights by Sports_HD
Kjo i ka shtyrë mjaft media online të dalin në përfundime të gabuara, duke aluduar për një përplasje mes mesfushorit të Bazelit dhe trajnerit De Biasi. Gjithçka e këtij lloji ka si pikënisje shpërthimin e Xhakës në momentin e zëvendësimit, në humbjen 1-0 me Zvicrën. Mirëpo, asgjë në këtë aspekt nuk është e vërtetë. Lojtari ka qenë i gëzuar, ka festuar me shokët e kombëtares, duke mos pasur asnjë problem nga ato që janë shkruar.

Ai shihet duke kënduar me kuqezinjtë e tjerë, në një video nga autobusi i kombëtares, brenda tij, e hedhur në Facebook nga Shkëlzen Gashi.
E vërteta e Taulant Xhakës, edhe sipas stafit mjekësor të kombëtares, është e tillë: lojtari ka tri ditë me probleme shëndetësore, me dhimbje në stomak, ndaj nuk mund të luante. Ai është mbajtur nën mbikqyrje në seancat stërvitore, ku nuk është angazhuar me kapacitetin maksimal, ndërsa dje është arritur në përfundimin se nuk mund të luante ndaj Rumanisë.

Urime fitoren!????#albania#Xhaka#proud#14 @tx.34

A photo posted by Taulant Xhaka (@tx.34) on

Kliko per me shume info

Natyrisht, vetë Taulanti kishte dëshirë ta ndihmonte kombëtaren në një ndeshje “jetë a vdekje”, sikurse ishte e mbrëmshmja ndaj rumunëve, por fati i keq, problemi me shëndetin, e ka penalizuar. Po ashtu, “Gatuzo shqiptar” ka ardhur pas dëmtimit që pësoi në fund të kampionatit me Bazelin, ndaj nuk e ka arritur ende formën e vet maksimale.
Ai e nisi ndeshjen e parë në “Euro 2016” si titullar, por u zëvendësua nga De Biazi, pasi Lorik Cana u ndëshkua me të kuqe.
Një zëvendësim i detyruar ky, por që lojtari e përjetoi jo mirë, duke bërë një veprim mospajtues (flaku shishen e ujit). Ndaj Francës u hodh në fushë si zëvendësues, në pjesën e dytë, pasi De Biasi kishte preferuar një lojtar fantazist, si Memushaj, në krah të Abrashit. Ky i fundit ka rezultuar më i miri, me kilometra të tëra të përshkuara në çdo ndeshje, ndaj ka “sfiduar” në një mënyrë edhe Taulant Xhakën. Por, mosaktivizimi nuk ka krijuar asnjë përçarje dhe përplasje mes tij dhe De Biazit, gjithë të tjerat janë aludime të pavërteta./telesport/

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here