“Euro 2016”, Italia pa një futbollist kyç në ndeshjen me Gjermaninë

Kliko per me shume info

italia2016Antonio Conte duhet të bëjë llogaritë me një telash më shumë. Dëmtimet e Marchisios dhe Verratit nuk ishin të fundit për trajnerin e kaltër që tashmë mesfushorët në rolin e tërhequr i mungojnë dhe përballë Gjermanisë duhet të përshtasë një lojtar të ri. Daniele De Rossi i dëmtuar në sfidën kundër Spanjës nuk do të jetë gati për takimin e së Shtunës, ndërsa Thiago Motta do ta ndjekë ndeshjen nga trubuna e stadiumit të Bordeaux për shkak kartonësh. “Duhet të përshtas dikë gjatë ditëve të ardhshme”, u shpreh Conte menjëherë pas ndeshjes kundër Spanjës dhe me shumë mundësi do të jetë Sturaro, njeriu që do të bëjë rolin e regjisorit në mesfushën e kaltër.

Gjithsesi, një alternativë tjetër është edhe Parolo që mund të tërhiqet në prapavijë për të marrë detyra mbrojtëse, duke bërë që Sturaro të shtyhet disi më përpara në të djathtë të mesfushës. Hipoteza e tretë është edhe zhvendosja e Bonuccit përpara mbrojtjes. Mbrojtësi i Juventusit ka karakteristikat e duhura dhe personalitetin e nevojshëm për të bërë një sakrificë të tillë dhe në prapavijë mund të rreshtohet Ogbonna në vend të tij. Probem i madh në kampin e kaltër mbetet edhe Antonio Candreva, i cili nuk ka marrë pjesë në seancën e fundit stërvitore dhe sipas të gjitha gjasave do të mungojë edhe kundër Gjermanisë. Gjithsesi, kjo mungesë nuk e shqetëson aspak trajnerin Conte, i cili ka gjetur alternativën Florenzi, i cili tregoi se është në lartësinë e lacialit, duke ofruar siguri si në fazën mbrojtësi edhe në atë sulmuese në krahun e djathtë.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here