Ancelotti flet për ndeshjen Itali-Spanjë: Do të jetë përballje e vështirë

Kliko per me shume info

itali-spanjeCarlo Ancelotti i jep shanse të mira Italisë përballë Spanjës në 1/8 e Euro 2016.

Tekniku italian nuk e sheh aq të fortë “La Rojan” si katër vite më parë, madje mendon se të kaltrit mund të përfitojnë nga mungesa e agresivitetit dhe variacionit në lojën e spanjollëve.

Kliko per me shume info

“E kam thënë edhe më parë se Italia e ka të vështirë me Spanjën. Skuadra e Contes do të luajë në mbrojtje dhe të të kërkojë të mbyllë hapësirat ndërmjet reparteve. Është e qartë se Italia nuk ka lojtarë për të synuar zotërimin e topit. Spanja nuk mund të ndryshojë stilin e lojës, ata luajnë njësos, qarkullojnë topin me pasime të shumta. Provuan diccka ndryshe në takimet e fundit me pasime të drejpërdrejta për Moratan, i cili për mendimin tim krahasohet me Robert Lewandowskin, një sulmues që krijon probleme në zonë”.

Më tej trajneri i Bayernit të Mynihut tregon edhe pikat e dobëta të skuadrës së Del Bosques.

“Spanja do të kontrollojë mesfushën, kjo është e qartë. Iniesta dhe Busquets e kanë bërë këtë prej shumë vitesh. Mirëpo kam vënë re se si skuadër spanjollët nuk janë shumë agresivë. Ata e kanë humbur fuqinë për të rikuperuar topin. Ndoshta Italia duhet ta shfrytëzojë këtë detaj dhe ta kthejë në avantazhin e saj”. 

Fituesi i çiftit Itali–Spanjë do të përballet në çerekfinale me të kualifikuarën e takimit Gjermani–Sllovaki./SuperSport

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here