Ibrahimovic nuk tregon asgjë. Mbetet mister e ardhmja e futbollistit

Kliko per me shume info

ibrahimovic16Zlatan Ibrahimovic nuk e zbulon se ku do të luajë sezonin e ardhshëm.

Gjiganti suedez që po vijon përgatitijet për finalet e Europianit, gjeti rastin të bënte humor me gazetarët që ishin të intersuar për të ardhmen e tij.

Kliko per me shume info

“Dua që të shkruani të tjera histori për mua, në mënyrë që të kënaqem kur të t’i lexoj, sepse dua të shoh se ckush do ta shpikë historinë më interesante. Kur të lodhëm, atëherë do t’ju njoftoj se ku do të luaj sezonin e ardhshëm.”

Ibra mund t’i bashkohet Jose Mourinhos te Manchester United, por nuk përjashtohet mundësia që të rikthehet te Milani, pasi në klubin italian të afrohen kinezët. 34-vjecari gjithashtu hodhi poshtë një rikthim të mundshëm në kampionatin suedez.

“Nuk jam i interesuar për Ligën suedeze, jam ende shumë i fortë për t’u kthyer në këtë kampionat”.   

Mediat e kanë trajtuar me dyshim edhe të ardhmen e Ibrahimovic në kombëtare, por vetë sulmuesi mohon të ketë vendosur t’i japë fund karrierës me Suedinë.

“Nuk kam menduar për kombëtaren. Nuk kam humbur energji për këtë cështje”.  

Rreth kërcënimeve për sulme terroriste gjatë Euro 2016, Ibra u shpreh i bindur se organizatorët i kanë marrë të gjitha masat që gjithcka të jetë një festë dhe njerëzit vetëm të gëzohen në këtë turne.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here