Arrestohet vrasësi i pronarit të anijes në Vlorë, një tjetër në kërkim

Kliko per me shume info

hiqmet-nexhipiPolicia e Vlorës ka njoftuar mbrëmjen e sotme se ka zbardhur vrasjen e shtetasit Hyqmet Nexhipi, ngjarje kjo e ndodhur më 23 janar të këtij viti.

Sipas një njoftimi për shtyp nga drejtoria lokale e policisë, uniformat blu kanë vënë në pranga shtetasin Flobenc Gega, ndërsa kanë shpallur në kërkim bashkëpunëtorin e tij Deison Nallbani.

Sipas burimeve, arrestimi i Gegës, 34 vjeç nga Shkodra dhe banues në Tiranë, është bërë i mundur pas një hetimi të përbashkët polici-prokurori.

Kliko per me shume info

Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda Vlorë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, kanë bërë arrestimin e shtetasit Flobenc Gega, i cili në mometin e ndalimit është kapur me armë zjarri pistoletë tip “Glock”.

Gjithashtu është bërë shpallja në kërkim e shtetasit Deison Nallbani, pasi nga kryerja e veprimeve hetimore e proceduriale, rezulton të jetë autori i vrasjes së 53-vjeçarit (H.N) ndodhur mengjesin e datës 23.01.2016, në lagjen “Pavarësia”, pranë karburant “Vola”, ku u bë ekzekutimi i tij me armë zjarri “Automatik”, në automjetin tip “Honda” me targa greke IBM3231, duke pësuar kështu vdekjen e menjëhershme.

Arrestimi i shtetasit Flobenc Gega, u bë pasi gjatë hetimeve të kryera, ky shtetas është identifikuar si personi që ka siguruar kushtet dhe mjetet për kryerjen e kësaj vrasjeje.
Nga informacionet që disponohen nga Policia e Shtetit, Flobenc Gega është person me precedent penal, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet Gjermane për “Grabitje” dhe “Plagosje”.
Gjithashtu, i dënuar nga autoritetet Belge dhe Italiane për “Pjesëmarrje në organizatat kriminale me aktivitet në fushën e narkotikëve, prostitucionit, vrasjeve dhe për kryerjen e 180 grabitjeve me dhunë dhe armë”.

Policia e Vlorës vazhdon hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.

Ai rezulton një person me precedentë të rëndë penalë dhe i shpallur në kërkim nga drejtësitë e disa vendeve europiane.

Në Gjermani ai kërkohet për plagosje dhe grabitje, në Belgjikë e Itali për pjesëmarrje në organizatat kriminale të trafikut të drogës dhe shfrytëzimit të prostitucionit, si dhe për 180 grabitje të armatosura.

Ndërkohë, shtetasi Deison Nallbani, 30 vjeç nga Vlora, është shpallur në kërkim pasi konsiderohet si autori material i vrasjes së Nexhipit.

Ngjarja në fjalë ndodhi mëngjesin e 23 janarit, kur Nexhipi u ekzekutua me armë zjarri automatike në lagjen “Pavarësia”, pranë një pike karburanti.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here