Dekriminalizimi, PS kërkesë prokurorisë: Hetoni ish-ministrin e PD

Politikë

peza-nokaPartia Socialiste i kërkon zyrtarisht Prokurorisë së Përgjithshme të verifikojë formularin e dekriminalizimit të deputetit të PD Flamur Noka. PS ka argumentuar se ish-Minsitri i Brendshëm ka fshehur arrestimin e tij në vitin 1991 nga organet e sigurisë së ish-Jugosllavisë.

Kërkesa pritet të dorëzohet diten e sotme në organin e akuzës nga nënkryetari i grupit parlamentar, Taulant Balla, është firmosur nga më shumë se një e dhjeta e deputetëve të Parlamentit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në kërkesë nënvizohet se deputeti demokrat Noka nuk ka deklaruar në pikën 5 dhe pikën 7 të formularit ndalimin, vendosjen e masës së sigurisë personale dhe dëbimin nga një shtet i huaj.

Në kërkesë, PS thekson se Ligji për dekriminalizimin parashikon ndërprerjen e mandatit, shkarkimin dhe ndjekjen penale për të çdo të zgjedhur që fsheh të dhënat.

Pas publikimit të formularëve, selia rozë në deklarata të përditshme po kërkon shpjegime nga PD për Flamur Nokën dhe hetim për të dhënat e publikuara prej tij.

"Ish-ministri i brendshëm Flamur Noka akuzohet si spiun i shërbimeve sekrete serbe. Ai ka qenë i ndaluar dhe ka gënjyer në formularin që ka plotësuar vetë për dekriminalizimin. PD duhet të veprojë menjëherë. Në të njëjtën mënyrë duhet të vepruar për Alban Zenelin, deputetin e dënuar me burg , por edhe për Ristanin i dënuar gjithashtu me burg", ka thene deputeti i PS, Alfred Peza.

Por Partia Demokratike i konsideron akuzat e PS sulme absurde dhe i kërkoi kryeministrit Rama te dorezojë trafikantët dhe kriminelet qe janë në poste kyçe.

PD po ashtu shprehet se Kryeministrit Edi Rama tu kërkojë ndjesë shqiptarëve që i poshtroi me këtë qeverisje.

Vetë deputeti, Flamur Noka, nuk ka reaguar deri më tani për akuzat e përditshme të Partisë Socialiste.

ME TE LEXUARAT