E dhunoi ish-bashkëshorti në Vlorë, gruaja: Mbajeni në burg ose do të më vrasë

Kliko per me shume info

rreh-gruan-vloreMarsela Çaushaj, gruaja që u dhunua sot në Vlorë ka rrëfyer se dhuna e ish-bashkëshortit të saj nuk është e panjohur. Çaushaj është shprehur se “ai e ka ndjekur atë pasi do fillonte punë”. Ajo u dhunua në prani të fëmijëve të saj si dhe të dhjetëra qytetarëve në mes të rrugës.
Episodi i dhunës u filmua dhe u bë publik duke sjellë edhe arrestimin e 44-vjeçarit. Gruaja ka rrëfyer për “News 24” gjithë ngjarjen dhe thotë se e ka denoncuar edhe më parë ish-bashkëshortin e saj.

“Do filloja punë, do kujdesesha për një të moshuar. Ish-bashkëshorti më ndoqi dhe më sulmoi. Më kërcënoi, duke më thënë “nuk do fillosh punë”. Më tha ‘më jep fëmijët t’i mbaj unë’. Është hera e dytë që më dhunon në publik. E kam kallëzuar dy herë në polici. Jemi të ndarë prej 3 vitesh, ai është i alkoolizuar. Kam kërkuar 3 herë urdhër-mbrojtje. Sot ish-bashkëshorti më goditi në kokë dhe në brinjë. Kam 3 fëmijë, marr një asistencë 40 mijë lekë të vjetër. Doja të gjeja një punë të rris fëmijët”, tregon Marsela.

Kliko per me shume info

Gjithashtu, Çaushaj ka edhe një thirrje për jetën e saj: “Policia ta mbajë në burg ose do të më vrasë”.

Dhunën ndaj të resë e konfirmon edhe nëna e Marselës. “Vajza ime dhunohej gjithmonë. Vajza ime e denoncon, policia e liron”, ka thënë ajo.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here